Thursday , 23 February 2023

I RIU NË SHKODËR QË ‘LUFTON’ PËR REKORD GUINNESS

Ky është Safet Plangaj, një i ri në Shkodër me aftësi të kufizuara, por asgjë nuk e ka ndalur që të realizojë ëndërrat e tij. Këtë të dielë, ai zhvilloi një demostrim të ushtrimeve të forcës në kushte ekstreme për rekord Guinness.

Për Safetin, kjo është një punë që kërkon disa vite stërvitje dhe është diçka që nuk e ka bërë askush deri më sot, ndërkohë tregon se ka marrë edhe një ftesë për lojërat para-olimpike.

Ndërkohë, për trajnerin e Vllaznisë në taekwondo, Elion Puka, Safeti është shembulli më i mirë për rininë dhe thekson se duhet më shumë mbështetje nga shteti.

Aktiviteti u zhvillua në kalanë Rozafa në qytetin e Shkodrës, ku merrnin pjesë shumë të rinj.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …