Eglisoni është vetëm 7 vjec, por për shkak të semundjes mban frymën falë pompës së oksigjenit. Mungesa e energjisë e cila është ndërprerë nga OSHEE po rrezikon jetën e vogëlushit. Babai i tij Naim Dyli u arrestua në Gurin e Zi sepse rilidhi matësin për tu furnizuar me energji elektrike banesën e tij për t’i shpëtuar jetën të birit si shkak i një krize që atë natë e kishte kapur.
Infermieri I familjes Dyli evidenton faktin se mungesa e energjisë mund ti shkaktojë humbjen e jetës 7- vjecarit. Eglisoni vogël kërkon që ti rikthejnë babain në shtëpi.
Naim Dyli mbahet prej 3 ditësh në paraburgim ndërsa të hënën gjykata do ti caktojë edhe masën e sigurisë.