Perurimi i shtëpisë së restauruar të poetit mbarëkombëtar At Gjergj Fishta ku ishte i pranishem edhe kryeministri Edi Rama është shoqëruar me incidente.
Në nisje të aktivitetit policia shoqëroi forcërisht në komisariat ish deputetin Eduart Ndocaj me argumentin se nuk kishte ftesë për të qenë i pranishem, ndonëse garda e kishte lejuar të hynte.
Reagimi i policisë erdhi pas mbërritjes së kryebashkiakut Pjerin Ndreu i cili i tha Ndocajt se nuk kishte ftese për qenë në këtë aktivitet, ndërsa veprimet e dhunshme dhe aspak profesionale u urdheruan nga shefi i rendit në policinë e Lezhës Agron Qullhaj i cili pak muaj më parë u përplas dhe me gazetarin Elvis Hila.
Policia dhe garda u përplasen dhe me gazetaret e qytetare të ndryshem që kishin ardhur nga mbarë trevat shqiptare, duke mos i lejuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet.
Banore të zonës dhe pasardhes të Fishtës reaguan per mos-lejimin e tyre në këtë event të shumëpritur për ta.
Sipas burimeve ish deputeti Eduart Ndocaj është shoqëruar në ambjentet e komisaritit të Lezhës, ndërsa ende nuk dihet nëse do të pritet flete arresti ndaj tij.