Depozitimi i inerteve në vende të ndryshme të Shkodrës është një problem shumë i madh. Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi shprehet se është një problem shumë vjeçar dhe se ne duhet të kemi mbështetje për ndërtimin e një të tillë pasi është emergjente…
Depozitimi i inerteve në lumenjtë e Shkodrës është kthyer në një problem të madh, ndërsa mungesa e bashkrëndimit të institucioneve ka shkaktuar një problematikë në menaxhimin e situatës.
Ndërsa Ademi shprehet se i kanë kërkuar ministrisë së linjes praktikat ligjore për ndërtimin e një landfilli të inerteve…
Inertet depozitohen çdo ditë në vende të ndryshme të Shkodrës ndërsa problematike mbetet depozitimi i tyre në shtretërit e lumenjve, duke shkaktuar një dëm të madh mjedisor. Ndërsa Bashkia e Shkodrës është në pritje të mbështetjes konkrete.