Prodhimi i Brendshėm Bruto i Shqipėrisė shėnoi rėnie pėrgjatė periudhės prill-qershor tė kėtij viti me 0.6 pėr qind nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė, bėri tė ditur Instituti i Statistikave sot. Rėnia qe mė e theksuar nė sektorin e ndėrtimit me 2,8 pėr qind kryesisht pėr shkak se tremujori i dytė i vitit 2013 qe periudhė zgjedhjesh dhe ndėrtimi i objekteve tė mėdha infrastrukturore qe nė kulm. Shpenzimet e qeverisė pėr investime kapitale kėtė vit kanė mbetur gjerėsisht tė parealizuara, gjė qė ėshtė reflektuar edhe nė rėnien e sektorit tė ndėrtimit. Grupi i Industrive pati rėnie prej 1,29 % nė tremujorin e dytė tė vitit 2014 krahasuar me tremujorin e dytė tė vitit 2013, brenda kėtij grupi edhe pse Industria Nxjerrėse dha ndikim pozitiv me njė rrite 7,56 %, ecuria e grupit u ndikua nga performanca negative e Industrisė Pėrpunuese me 6,62 % e udhėhequr nga nėn dega Energjia Elektrike e cila pati njė rėnie me 29,20 %. Rėnia e prodhimit tė energjisė elektrike ka krijuar njė deficit tė papritur pėr qeverinė, e cila ėshtė detyruar tė paguajė njė shumė tė konsiderueshme pėr importin e energjisė. Ekonomia shqiptare pati shėnuar rritje prej 1.65 pėr qind gjatė tremujorit tė parė tė kėtij viti nė terma vjetorė ndėrsa qeveria shpreson qė rritja finale pėr vitin 2014 tė jetė rreth 2.1 pėr qind. Nė rishikimin e buxhetit tė vitit 2014, Ministria e Financave e rishikoi nė rritje parashikimin pėr prodhimin e brendshėm bruto nė krahasim me buxhetin fillestar, gjė qė rezulton si e dyshimtė nė bazė tė tė dhėnave tė reja tė publikuara nga INSTAT. Nė rast se rritja ekonomike do tė vijojė tė jetė e dobėt pėr pjesėn e mbetur tė vitit, qeverisė do ti duhet tė rishikojė programin e vet afatmesėm, i cili parashikon ulje tė borxhit publik me 3 pėr qind tė PBB-sė pas vitit 2016 dhe ky korrektim mund tė bėhet vetėm nė rast se rritja ekonomike ėshtė mė e lartė se 3 pėr qind nė vit.
