Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri kanë zhvilluar në Shkodër një seminar për gratë në biznes me qëllim promovimin e pjesëmarrjes së grave sipërmarrëse në ekonomi. Drejtuesja e departamentit te biznesit te vogel ne banken Intesa Sanpaolo tha se risite ne kete bake jane te medha me ne fokus grate
Po ashtu grate jane me te kujdesshme ne dhenien apo shlyerjen e kredive, ndersa Intesa ka 46% te klienteve femra
Programi ofron këshillim, trainim dhe mbështetje afatgjatë për t’i ndihmuar gratë sipërmarrëse të kenë akses në njohuritë të cilat janë faktor kyç për rritjen. Programi mbështetet njëkohësisht nga qeveritë përkatëse të Italisë, Suedisë, Luksemburgut dhe nga Fondi Special i Aksionerëve të BERZH. Që prej fillimit të operacioneve në Shqipëri, BERZH ka investuar gati 1 miliard euro në 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit. Banka Intesa Sanpaolo Albania renditet e treta sa i takon aseteve në Sistemin Bankar Shqiptar, duke qënë prezenteme 32 degë në 12 qytete dhe shërbyer rreth 165,000 klientëve. Shkodra hapi siparin e nje sere seminaresh qe do te zhvillohen net e gjithe vendi.