Një tjetër rrugë ka përfunduar rikonstruksionin në lagjen nr. 2 të qytetit të Shkodrës.
Është një degëzim i rrugës “Ibrahim Rugova”, një zonë me densitet të lartë banesash rezidenciale dhe që e kishte të nevojshme ndërhyrjen.
Gjithashtu, Bashkia ka ndërhyrë edhe në zonën e ish- Divizionit apo rruga e “Korpusit” në lagjen nr. 2 të qytetit.
Ky është një investim i Bashkisë së Shkodrës me vlerë 21,3 milion lekë, prej të cilit përfitojnë rreth 500 familje në këtë zonë.