Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ishte e pranishme në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës” në ditën e parë të vitit të ri shkollor.
Në një prononcim për mediat, Ademi foli për rikonstruksionin e shkollave dhe investimet e realizuara.
Ajo u ndal për të folur edhe për sistemin e ngrohjes, ku tha se brenda 1 viti parashikohet të hiqet ngrohja me gaz.
Ademi uroi nxënësit që këtë vit të mos kemi pengesa si ato të vitit të kaluar.