Thursday , 23 February 2023

ISH KRYETARI I BASHKISË LEZHË DËNOHET ME 3 VITE BURG

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimet për ish-zyrtarët e Lezhës dhe përfituesit e tokës, të akuzuar për tjetërsim prone në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, dënohen nga apeli me nga 3 vite burg, ndërsa gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht për këtë çështje, sëbashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm 1 u shpall i pafajshëm.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …