Wednesday , 29 June 2022

ISH MINISTRJA E INTEGRIMIT FLET NGA SHKODRA PËR ANËTARËSIMIN E SHQIPËRISË NË BE

Nga Shkodra, ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, u shpreh se vende si Shqipëria apo vende të tjera të Ballkanit Perëndimor nuk do të arrijnë asnjëherë të plotësojnë 100% kushtet për anëtarësim në BE.

Sipas saj, problematikat me të cilat përballet Shqipëria janë të mëdha, teksa shtoi se kanë kaluar shumë vite nga rekomandimi i parë që në 2016.

Propozimin e Tiranës zyrtare për ndarjen nga Maqedonia e Veriut, ajo nuk e beson se do të ndodhë, ndërsa nuk bie dakort me qëndrimin e kryeministrit Rama se vendi ynë është gati, por janë qëndrimet e disa vendeve anëtare që na mbajnë peng…

Gjosha kërkoi më shumë angazhim nga qeveria shqiptare për këtë çështje të rëndësishme për vendin, siç është anëtarëimi në BE.

Lexoni dhe kete

BAJRAM BEGAJ PËR PRESIDENT I RI I SHQIPËRISË

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Bajram Begaj, është …