ISH PRESIDENTI NISHANI VIZITON MUZEUN “DEDË GJON LULI”

Me ftese te pasardhesve te heroit dhe atdhetarit te shquar Ded Gjon Lulit, komandit te Kryengritjes së 1911 në Malësinë e Madhe si dhe prof. Lulash Palushaj, i vleresuar me titullin “Kalores i Urdherit te Skenderbeut”, ish presidenti i RSH, Bujar Nishani vizitoi shtepine muze te kryetrimit te Malesise se Madhe Ded Gjon Lulit, e cila gjendet ne Bardhaj te Hotit. ne pjesen e Malit te Zi te Malesise se Madhe.

Ka qene ish Presidenti Bujar Nishani i cili ka vleresuar Malesine e Madhe me titullin e larte ” Nderi i Kombit” dhe ka kontribuar ne vendosjen e shtatores se Ded Gjon Lulit ne Tirane…

Ish presidenti ne kete vizite ne shtepine Muze te Ded Gjon Lulit shoqerohej nga bashkeshortja e tij Odeta Nishani.

Vizita e personaliteteve te tilla merr nje vlere te jashtezakonshme per shqiptaret, te cilet vazhdojne dhe jetojne ende ne trojet e tyre permes veshtriresive te medha, te karakterit ekonomik, por edhe mos mbeshtetja e duhur ndaj tyre nga strukturat shteterore malazeze.

Asnje investim nuk behet ne trevat me perberje te plote shqiptare. Kjo i ka detyruar ata qe te emgrojne ne Europe, por me shume ne USA. Konkretisht, para 50 viteve ne fshatin Bardhaj numeroheshin 74 familje. Sot aty gjen vetem 9 te tilla.

Ne kete ceremoni moren pjese personalitete te fushave te ndryshme si perfaqesues te Komunes se Tuzit si dhe nga famullia. Muzeu, edhe pse ka nevoje per tu pasuruar, percjell nje emocion te fuqishem per cdo vizitor qe vjen nga afer apo larg ketu.

Historia ka depertuar ne zemren e cdo shqiptari, aq sa kur ai prek deshmite ndjen mbi vete peshen e sakrifices se bere ne mbrojtje te atdheut.

Lexoni dhe kete

MATURANTËT NË PROTESTË PËR PROVIMIN E MATEMATIKËS

Në mes të provimeve, maturantët në vend kanë nisur sot protestat. Maturantët nga gjimnaze të …