Pak bukë, ujë dhe pak sheqer, është ushqimi i përditshëm për Nikoll Lekën në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë.
I vetmuar dhe i sëmurë, 50-vjeçari nuk punon askund. Atë pak ushqim për të mbajtur frymën gjallë ia sjellin të afërmit, ose ndonjë banor i fshatit. Kulla e vjetër dy-katëshe është amortizuar plotësisht dhe rrezikon shembjen.
Ka vite që Nikolla jeton në errësirë për shkak se kur nuk ka të sigurojë ushqimin, nuk ka as të paguajë faturat e energjisë. Edhe pse i sëmurë jo pak herë burri ka trokitur dyerve të pushtetit vendor. Por zgjidhje nuk ka gjetur…
Rasti i këtij burri të vetmuar dhe të sëmure mund të kosiderohet pa frike një dramë e vërtet njerezore, që kërkon reagimin e menjëhershem e institucioneve përgjegjese.