Vllaznia do të luajë pasditen e së enjtes në Kamëz ndaj Kastriotit ndeshjen e fundit të kampionatit. Kuqeblutë padyshim që do të kërkojnë fitoren për të shpresuar deri në fund për sigurimin e një vendi që do t’i çonte në Europë përmes kampionatit.
Trajneri Josa në konferencën e shtypit të pragndeshjes është shprehur se nuk e ka shumë mendjen se çfarë do të bëjnë rivalët e Vllaznisë, por duhet të jenë të fokusuar maksimalisht tek sfida me krutanët ku do të kërkohet fitorja…
Ndeshja Kastrioti- Vllaznia do të luhet të enjten në orën 17.00 në stadiumin e Kamëz dhe për stafin teknik të ekipit shkodran me përjashtim të Djurdjevic të gjithë lojtarët e tjerë do jenë të gatshëm.
Objektivi është një dhe i vetëm, për të shpresuar deri në fund tek arritja e objektivit në kampionat.