Thursday , 23 February 2023

JOSA: KUPA? DUHET TË REALIZOJMË OBJEKTIVIN

Vllaznia do të luajë pasditen e së martës finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Një ndeshje që pritet me shumë interes në kampin shkodran sepse kjo fitorja e kësaj ndeshje është shpresa e vetme për kuqeblutë për të marrë një trofe dhe ajo çka është më e rëndësishmja, për të siguruar pjesmarrjen në Kupat e Europës.

Edhe për trajnerin Mirel Josa kjo është e rëndëisshme, realizimi i objektivave të klubit dhe kjo do të arrihet përmes fitores së kupës. Një deklaratë të tillë ai e ka bërë të ditur përmes prononcimit të dhënë në këtë pragndeshje…

Optimist për një fitore të këtij trofeu, çka do të ishte edhe i dyti për të rradhazi si kapiten që do të ngrinte lart Kupën, është shprehur kapiteni Gurishta kur ka deklaruar…

Në rast fitoreje të Kupës së këtij sezoni, Vllaznia do të rregjistronte një arritje historike sepse do të ishte kupa e dytë rradhazi, gjë që nuk është arritur asnjëherë më parë në historinë 103 vjeçare të këtij klubi. Takimi ndaj Laçit do të startojë të martën në orën 19.00 në stadiumin “Air Albania”.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …