Vllaznia do të luajë të shtunën ndaj Egnatias ndeshjen e rradhës për kampionat. Në këtë ndeshje do të debutojë në pankinën kuqeblu trajneri i ri Mirel Josa. Ai ka tre ditë që ka nisur punën me skuadrën dhe është munduar të fusë idetë e tij.
Vetë Josa në prononcimin e dhënë për mediat një ditë para kësaj ndeshje, është shprehur se Vllaznia nuk është e varur nga individi, por do bazohet tek loja në grup dhe me të do të kërkojë suksesin e parë në këto tre ndeshjet që kanë mbetur deri në fund të këtij sezoni…
Ndeshja Vllaznia- Egnatia, e vlefshme për javën e parafundit të Kategorisë Superiore do të luhet të shtunën në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët do kërkojnë vetëm fitoren për të tentuar deri në fund sigurimin e një vendi që do t’i çonte ata në Europë përmes kampionatit.