Kur duket se problemet e Vllaznisė ishin vėnė nė rrugėn e zgjidhjes, planet e drejtuesve tė saj janė prishur jo pak. Ka ndodhur kėshtu pas lajmit tė dalė mbrėmjen e sė enjtes kur ėshtė marrė vesh se mesfushori Alsid Tafili ka firmosur kontratė me Partizanin dhe madje ka nisur edhe stėrvitjen me tė. Nė fakt, trajneri Zmijani e ka konsideruar njė nga lojtarėt kyē nė planet e tij pėr sezonin e ri dhe pėr kėtė arsye, bashkė me drejtuesit e klubit ishin ulur nė tavolinėn e bisedimeve pėr tė gjetur mundėsinė e bashkėpunimit edhe pėr tė ardhmen. Palėt u duk se ranė dakord, madje Tafili ka zhvilluar edhe dy seanca stėrvitore me kuqeblutė dhe ēuditėrisht ditėn e djeshme ai ka udhėtuar drejt Tiranės pėr tė firmosur kontratėn e re me skuadrėn e kuqe. Tė njėjtėn rrugė ka gjasa qė tė ndjekė edhe mesfushori tjetėr Gilman Lika i cili edhe ai ka marrė ofertė nga Partizani megjithatė Lika i ka lėnė afat drejtuesve tė Vllaznisė qė deri nė fund tė muajit qershor do ti presė dhe nėse ata ndėrtojnė njė skuadėr pretendente, do tė qėndrojė nė Shkodėr, ndryshe do tė largohet. Por lajmi i largimit tė Tafilit, i cili ėshtė futbollisti i katėrt qė largohet kėtė periudhė nga Vllaznia pas Hajdarit, Demės e Bacit, krijon pasiguri pėr tė ardhmen dhe nuk ėshtė ēudi nėse do tė ketė edhe largime tė tjera. Pėr kėtė, duhet pritur reagimi i drejtuesve tė klubit shkodran se ēfarė do tė bėjnė pėr tė ndėrtuar skuadrėn qė duhet pėr sezonin e ri.
