Tuesday , 26 October 2021

KAMPI VEROR I PROJEKTIT “SHPRESA” NË VELIPOJË

Imzot Angelo Massafra, arqipeshkv i dioqezës Shkodër – Pult, ka vizituar kampin veror të projektit “Shpresa” në Velipojë.

Imzot Massafra u shpreh se ky kamp çdo vit po vjen e rritet dhe se ne të gjithë duhet të mundohemi të bëjmë mirë, pavarësisht se cfarë besimi kemi, duke ju ofruar këtyre personave që janë me aftësi ndryshe mundësinë që të shfrytëzojnë plazhin dhe ajrin e pastër.

Për drejtuesin e Projektit “Shpresa”. Luigj Mila, nga viti në vit në këtë kamp po rritet ardhja e vullnetarëve nga vendet e ndryshme të botës dhe se nxitja e vullnetarizmit është qëllimi i këtij kampi veror, por gjithashtu nuk kanë munguar as bamirësit.

Në kampin veror “ Shpresa” në Velipojë, i cili ka që nga viti 1998 që funksionon, kanë kaluar pushimet verore nën kujdesin e vullnetarëve dhe të drejtuesve të projektit rreth 150 persona me aftësi ndryshe të moshave të ndryshme.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FAMULLIA MERR EMRIN “ZOJA E SHKODRËS”

Besimtarët katolikë në Shkodër kanë kremtuar Festën e Zojës së Shkodrës, pajtores së qytetit. Festa …