Friday , 22 October 2021

KAMPIONATI I BOKSIT NIS ME RIVALITETIN VLLAZNIA – TIRANA

Kampionati kombëtar i boksit ka nisur me rivalitet që në ditën e tij të parë dhe fatet e titullit kampion duket se do të jenë të fokusuara në rivalitetin e fortë në mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Të dy këto ekipe, kanë fituar nga katër ndeshje në ditën e parë, kur për shkodranët kanë triumfuar boksierët Bajrami, Zariqi, Bajoku dhe Demaj.

Për trajnerin e Vllaznisë Zef Gjoni, çdo gjë sa i takon titullit kampion do të ndahet në finalet e së shtunës ku përcaktuese do të jenë dy ndeshje në të cilat do të ndeshen Kajoshi e Hysa të Vllaznisë me dy boksierë të Tiranës…

Ndeshjet finale të kampionatit kombëtar do të luhen të shtunën në orën 11.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe pritet të ndiqen me interes nga sportdashësit shkodranë që natyrisht do kërkojnë titullin e 24-të kampion të Vllaznisë.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA NDAJ DINAMOS VETËM PËR FITORE

Pas ndeshjeve të kombëtares, Superliga shqiptare rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 5-të të …