Kandidati i Partise Demokratike i shtati ne liste Bardh Spahia ka zhvilluar takime me banore te rajonit numer 2 ne Shkoder.
Spahia shprehet se takimet derë më derë me qytetarë të Rajonit 2 në Shkodër, bëjnë një panoramë të qartë të situatës kritike në vend. Ekonomi e rrënuar, papunësi e shtuar, pasiguri dhe humbje e shpresës.
Partia Demokratike është alternativa e vetme për shpresë për shkodranët dhe shqiptarët, me një plan konkret për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, uljen e papunësisë dhe integrimin e vendit në BE.
25 Prilli është dita ku të gjithë bashkë duhet të votojmë masivisht kundër korrupsionit dhe krimit u shpreh Spahia ne takimet me banoret e rajonit 2 të Shkodrës.