Koordinatori Politik i Partise Socialiste per Qarkun e Shkodres, Ilir Beqaj, ne vijim te takimeve te tij ishte ne njësine administrative Postribe, ku diskutoi me banorë, studentë dhe te rinjte.
Gjate ketij takimi pervec te tjerave, Beqaj theksoi disa plane veprimi qe lidhen me vitalizimin e universitetit, kolegjeve profesionale si nje menyre e mire qe me pas te rinjte te kene mundesi punesimi dhe hapesira per zhvillimin e turizmit.
Ndërkohe, Beqaj, ishte edhe ne nje takim me banore ne Iballe te Pukes, ku u evidentuan investimet e ketyre 8 viteve. Eshte investuar rruga FusheArrez–Iballe, gjithashtu ne shkollen 9 vjecare.
Banoret vlersuan edhe investimet ne kanalin vadites dhe dhane mbeshtetje te plote per Partine Socialiste.
Ilir Beqaj tha brenda muajit do te filloje edhe rikonstruksioni i qendres shendetesore.