25 maji është afati i fundit për aplikimin si kandidat për Kryetar të Partisë Socialiste në Bashki.
Drejtuesja politike e PS-së në Qarkun Shkodër, Edona Bilali, pas mbledhjes së Asamblesë në Bashkinë e Shkodrës shprehet se janë rreth 7 aplikime për kandidat për kryetar në Bashkinë e Shkodrës…
Sa i përket debateve brenda mbledhjes së Asamblesë së PS-së, Bilali shprehet se nuk ka debate për të zgjedhur të preferuarin e ndonjë anëtari të Asemblesë por është një debat konstruktiv që con në një drejtim që ndryshon kursin…
Partia Socialiste e Shkodrës ka mbi 3 vite që nuk ka një kryetar, një domosdoshmëri që selia rozë e Shkodrës e ka kërkuar që sa kohë.