Friday , 3 December 2021

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë për 10 ditë aty e më pas do të spostohet për në Voskopojë. Drejtuesit e Federatës i kanë kushtuar vëmendjen e duhur kombëtares kuqezi ngaqë ky është vit olimpik dhe si rrjedhojë do të tentohet sërish kualifikimi për në Lojërat Olimpike.

Në një prononcim për Televizionin Rozafa, trajneri Zef Gjoni është shprehur se muajin e ardhshë,m kombëtarja do të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar që do të zhvillohet në Sarajevë të Bosnjës.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me aktivitetet kombëtare se kur do të nisin ato, trajneri Gjoni është shprehur…

Boksi shqiptar pas një kohe të gjatë është në pritje të aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare. dhe sportistët duken shumë të etur për të treguar vlerat e tyre më të mira.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NIS TË MENDOJË PËR SFIDËN ME TEUTËN

Dy ditë pushim i ka lënë stafi teknik futbollistët e Vllaznisë pas fitores të së …