KOMISIONI PËR SHKARKIMIN E PRESIDENTIT META

Ka nisur nga puna komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Mbledhja e parë u zhvillua një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektvendimin për ngritjen e tij bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.

Kryetari i Komisioni Alket Hyseni tha në fillim të seancës se kjo është një mbledhje konstituive, teksa më pas u ndal tek qëllimi i ngritjes së këtij komisioni dhe detyrat.

Nga ana tjetër, anëtari i Komisionit Hetimor, Spartak Braho, tha që krahas të dhënave me shkrim, në lidhje me shkeljet e supozuara ndaj Presidentit, të ilustrohen edhe pamje filmike, në mënyrë që të bëhet më e thjeshtë për publikimin.

Lexoni dhe kete

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT, BILANCI PËR KRIMET ZGJEDHORE

Prokuroria e Përgjithshme përmes një deklarate me shkrim, ka reaguar në lidhje me krimet zgjedhore, …