Ashtu si sezonet e tjera, edhe kjo verë ka sjell një numër të madh të koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore nga “Mjeshtëri i Madh” Bujar Qamili. Në një intervistë për Tv Rozafa, këngëtari i mirënjohur shkodran Qamili flet për koncertet e realizuar nga ana e tij dhe bashkëpunimet më të fundit me këngëtarë të tjerë.
Por, “Mjeshtëri i Madh” ndalet edhe tek koncerti recital, i organizuar me 20 maj në pallatin e kongreseve në Tiranë.
Këngët popullore shkodrane të Bujar Qamilit vijojnë të jenë të pranishme në mbrëmjet e ndryshme muzikore jo vetëm në Shkodër, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.