Tuesday , 16 August 2022

KONFERENCA E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE

Është mbajtur në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës konferenca e Shkencave Mjeksore Teknike, me temë “Ecuria e kurrikulave të shkencave mjekësore teknike, impakti i tyre në sistemin shëndetësor”.

Konferenca u mbajt edhe në kuadër të 20 vjetorit të hapjes së degës së Infermierisë në Universitetin e Shkodrës. Rektorja e Universitetit Suzana Golemi përshëndeti konferencën dhe u ndal tek cilësia në rritje e departamentit të Infermierisë në Universitetin e Shkodrës…

Shefi i Departamentit të Infermierisë në Universitetin e Shkodrës, Emiljano Pjetri, u shpreh se 20 vite më parë e nisi si student dhe sot është drejtues i këtij departamenti që ka njohur rritje gjatë këtyre viteve…

Konferenca Shkencore u organizua nga Departamenti i Infermierisë dhe Shoqata Kombëtare e Fizioterapistëve në bashkëpunim me Universitetin e Mjeksisë në Tiranë, Universitetin e Elbasanit, Oden e Inferemierëve të Kosovës, Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe Urdhërin e Maltës.

Lexoni dhe kete

BABANI: SITUATA E ZJARREVE NË VAU I DEJËS E RËNDUAR

Kreu i Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani, ka folur për situatën e zjarreve pas …