Thursday , 23 February 2023

KONFERENCA IPESHKVNORE, DEKLARATË PËR ZGJEDHJET E 25 PRILLIT

Konferenca Ipeshkvnore ka dalë këtë të enjte me një deklaratë për zgjedhjet e 25 prillit.

Sekretari i konferencës, Dom Gjergj Meta, tha se kërkohet një proçes zgjedhjesh transparent dhe i ndershëm, ndërkohë u ndal tek disa problematika të tjera.

Dom Meta theksoi se fenomeni i shit-blerjes së votës është një plagë e madhe që duhet zhdukur, dhe tha se kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vetë dhe familjes së tij dhe nuk ka më zë për të kërkuar llogari.

Ndër të tjera, Dom Meta foli edhe për sfidat që e presin qeverinë e re nga pandemia dhe ndërtimi i shtëpive të reja nga tërmeti i nëntorit 2019.

Lexoni dhe kete

PD DHE PL FIRMOSIN MARRËVESHJEN PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT

Ashtu siç u lajmërua një ditë më parë, këtë të enjte është zyrtarizuar marrëveshja mes …