Thursday , 23 February 2023

KONFERENCË PËR EKSPOZITËN “DEDË JAKOVA”

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” hap pasditën e kësaj të premte në ora 19:00 ekspozitën e re të titulluar “Dedë Jakova”. Për drejtorin e muzeut, Luçjan Bedeni, e veçanta e kësaj ekspozite është digjitalizimi i 90% të koleksionit që Dedë Jakova ka në arkiven e muzeut Marubi.

Ndërkohë, kuratori i kësaj ekspozite, Lek Gjeloshi, thotë se Dedë Jakova është një prej autorëve më elitarë të arkivit të Marubit.

Prezenca në ekspozitë do jetë e limituar për publikun për shkak të pandemisë…

Dedë Jakova lindi në Shkodër, në një familje intelektualësh. U shkollua në kolegjin saverian të qytetit, ndërsa mësimet e para mbi fotografinë i mori pranë Kel Marubit.

Në Shkodër është i njohur si “fotografi i rinisë”, por kishte edhe veprimtari në fushat e tjera, si fotoreporter i jetës së qytetit, ngjarjeve të ndryshme historike, social-politike si dhe atyre etnografike e sportive.

Lexoni dhe kete

FESTIVALI LULEBORË NË EDICIONIN E 6-të

Në moderimin e shkodranit të natyralizuar Enkel Demi dhe këngëtarës së mirënjohur shkodrane Rosela Gjylbegu …