KONFINDUSTRIA, DEKLARATË PËR SEZONIN TURISTIK

Konfindustria vlerëson se është me rëndësi thelbësore për ekonominë, biznesin dhe qytetarët shqiptarë, që procesi zgjedhor i 25 prillit të përmbyllet sa më shpejtë në kohë dhe në përputhje të plotë të standarteve demokratike.

Në këtë kuptim Konfindustria mbështet deklaratën e Komisionierit për Zgjerim, Oliver Varhelyi për zgjedhjet e 25 prillit si një shenjë e qartë, se BE dhe partnerët ndërkombëtarë po vëzhgojnë nga afër seriozitetin e Shqipërisë në plotësimin e detyrimeve integruese dhe euroatlantike, që kusht parësor për hapjen e negociatave kanë cilësinë e procesit zgjedhor.

“Konfindustria vlerëson, se Shqipëria e ka domosdoshmëri ringritjen ekonomike në vitin 2021 pas bilancit të dobët nga politikat e deritashme qeverisëse si dhe goditjet nga tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia Covid 19. Suksesi i sezonit turistik 2021 është i rëndësishëm si hap i parë për ringritjen.

Përparësitë relative krahasimisht vendeve të rajonit në vaksinimin e popullatës, duhet të përkthehen në sukses të prekshëm ekonomik.

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria ka nevojë për ndryshim thelbësor të politikave ekonomike qeverisëse të sotme. Sa më sipër mund të bëhet e mundur vetëm me qëndrueshmëri politike shoqërore, siguruar nga një marrëveshje afatgjatë ndërmjet gjithë palëve vendimarrëse, thellimit të Reformës në Drejtësi si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë” – shkruhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Lexoni dhe kete

MATURANTËT NË PROTESTË PËR PROVIMIN E MATEMATIKËS

Në mes të provimeve, maturantët në vend kanë nisur sot protestat. Maturantët nga gjimnaze të …