Vetëm 2 jave pas nisjes së aksionit kundër informalitetit, biznesi i kërkon qeverisë të liberalizoje tregun e kasave fiskale. Në një deklaratë për mediat, Konfindustria vëren se tregu i kasave funksionon në kushtet e një oligopoli duke u shndërruar në një pengesë për formalizimin e ekonomisë.
Sipas Konfindustrise, përveç liberalizimit te tregut te kasave fiskale, qeveria duhet të marrë edhe disa masa të tjera si: 1-Krijimi i mundësive ligjore që bizneset të krijojnë marrëdhënie te drejtpërdrejta teknologjike/pa ndërmjetës operatore të licencuar, me institucionet fiskalë në mbajtjen dhe kalimin e te dhënave financiare, 2- Përcaktime të sakta ligjore për përgjegjësitë biznes-operatore të licencuara në përballjen e tyre me institucionet shtetërore.
Sipas Konfindustrias, plotësimi i këtyre kërkesave do të çojë në uljen e kostove te shitjes dhe mirëmbajtjes se kasave fiskale, sidomos për biznesin e vogël drejperdrejt e lidhur me suksesin e luftes per formalizimin e economies ne shkalle kombetare.