KONSTITUOHET KESHILLI BASHKIAK NE MIRDITE

Ndrec Dedaj është betuar për herë të dytë si kryetari i bashkisë së Mirditë, ndërsa është kostituar edhe Këshilli i ri Bashkiak i dalë nga votimet e 30 qershorit. I pranishem në këtë ceremoni ishte dhe Ministri i Brendshem Sander Lleshaj i cili është dhe drejtuesi i ri politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës.

Kryebashkiaku i Mirditës Ndrec Dedaj u zotua se do të vijoje punen për zhvillimine kësaj zone. Në fjalen e tijë Ministri i Brendshem Sander Lleshaj ka garantuar mbështetjen e qeverisë për të investuar në Mirditë.

Në krye të Këshillit Bashkiak të Mirditës me shumicë votash u rizgjodh Pjeter Pjetri.

Lexoni dhe kete

DYSHIMET PËR NUMËRIMIN E VOTAVE

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri me dije do të ketë këqyrje …