Thursday , 23 February 2023

KONTROLLET E POLICISË RRUGORE TË SHKODRËS

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Shkodrës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave për sezonin turistik janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Jane pezulluar 23 leje drejtimi, nga keto 18 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 3 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit, dhe 2 për shkelje të tjera. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës, janë vendosur 852 masa administrative, për shkeljet si:

191 masa administrative për parakalime të gabuara;
320 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë;
38 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
16 masa administrative për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit;

26 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
50 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
211 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia njofton se risi në këtë sezon është edhe monitorimi me makinën inteligjente dhe dron, i çdo aksi në juridiksionin e DVP Shkodër, me qëllim evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim për aksidente, si dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë këto shkelje.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …