Në solemnitetin e Korpit të Krishtit, pasditën e së dielës u kremtua mesha e shenjtë në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër. Në fjalën e tij para besimtarëve, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, vuri theksin tek situata e vështirë që bota po kalon, siç është lufta në Ukrainë, por edhe situata në vend që ka të bëjë me rritjen e çmimeve.
Massafra u kërkoi besimtarëve që solidaritetin me të tjerët ta tregojnë në çdo moment…
Pas meshes u zhvillua procesioni Eukaristik duke përshkuar rrugën nga katedralja drejt kishës së Shen Kollit, ku u bë edhe bekimi i sakramentit.