Thursday , 23 February 2023

KOTRRI: VLLAZNIA E MUND LAÇIN DHE SHKON NË FINALE

Barazimi të shtunën e kaluar për kampionat në ndeshjen e luajtur në Laç, është një motiv më shumë që Vllaznia të fitojë të mërkurën dhe të kualifikohet për në finale të Kupës së Shqipërisë, po ndaj këtij kundërshtari.

I këtij mendimi është shprehur ish- futbollisti i saj Uliks Kotrri i cili ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa.

Kotrri ka vlerësuar mënyrën si po luan Vllaznia në këto ndeshjet e fundit, lojë e cila është një garanci për ta mbyllur ashtu si duhet këtë sezon…

Pjesë e këtij emisioni ka qenë edhe një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë Fuat Vjerdha që njëkohësisht është edhe vëzhgues i Federatës Shqiptare të Basketbollit, e po ashtu edhe Dritan Salaj, kryetari i kolegjiumit të arbitrave të futbollit të Shkodrës që ka vlerësuar punën e bërë në këtë kolegjium, ndonëse ka ende vend për përmirësim.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …