Tuesday , 26 October 2021

KREMTOHET “DITA E SHTEGTARËVE” NË LEZHË

Argetim dhe vleresim për mundin dhe sakrificen e tyre. Në këtë mënyre u kremtua në Lezhë “Dita e Shtegtareve”, një festë e kthyer në traditë çdo 15 gusht, e cila iu kushtohet emigranteve të këtij rajoni që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu foli për transformimin e Lezhës falë investimeve që po kryhen, ndërsa prefekti Gjok Jaku vlerësoi mundin dhe sakrificën e emigrantëve.

Emigrantët pjesëmarres në këtë event vlerësuan maksimalisht organizimin dhe vemendjen që po tregohet ndaj tyre, ndërsa thonë se pandemia i kishte penguar që të vinin për një kohë të gjatë në Shqiperi.

Emigrantet me histori suksesi u vleresuan me çertifikate mirenjohje nga Bashkia Lezhë.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FAMULLIA MERR EMRIN “ZOJA E SHKODRËS”

Besimtarët katolikë në Shkodër kanë kremtuar Festën e Zojës së Shkodrës, pajtores së qytetit. Festa …