Wednesday , 4 August 2021

KREMTOHET FESTA E SHNA NDOUT NE LAÇ

12 dhe 13 qershori mblodhi në kishen e Shna Ndout në Laç mijëra besimtare, të cilët kremtuan festen e këtij shenjti.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të shqipërisë besimtaret nisen rrugen e pelegrinazhit që prej oreve të para të mëngjesit të së shtunës, për të kaluar naten pranë kishes së Shna Ndout.

Pelegrinj të besimeve të ndryshme fetare thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojne tek kisha e Laçit.

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, përfaqësues të kishes thonë se njerezit janë treguar besnik ndaj këtij vendi të shenjtë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie, ndërsa pranë ambjentëve të kishes kanë qëndruar në gadishmeri 2 autoambulanca dhe përsoneli mjekësor.

Lexoni dhe kete

RIKTHEHET JETA E NATES NE SHENGJIN

Këto janë pamjet e Shëngjinit në mbrëmje. Kjo zone turistike është pushtuar nga pushues vendas …