Tuesday , 16 August 2022

KREMTOHET MESHA E PASHKES NE LEZHE

Me qirinjtë e lutjes në duar, që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e krishterë në Lezhë kanë kremtuar Pashken.

Për shkak të ores policore, mesha e shenjte e ringjalljes së Jezu Krishti nuk u mbajt në mbrëmje, por pasditen e së shtunës. Nën masa anticovid, qindra besimtar ju bashkuan ritualit fetar në katedralen e “Shën Nikollit.

Në fjalen e tij para besimtareve ipeshkvi i Lezhës Otivio Vitale u shpreh se pandemia i ka larguar njerezit nga kisha, por sipas tij nuk duhet të kemi frike nga virusi.

Pas meshës së shenjtë besimtaret u janë drejtuar shtëpive të tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall. Pashka është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikunder e tregon Beselidhja e Re.

Lexoni dhe kete

BABANI: SITUATA E ZJARREVE NË VAU I DEJËS E RËNDUAR

Kreu i Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani, ka folur për situatën e zjarreve pas …