Thursday , 23 February 2023

KRIJIMI I NJË RRJETI MOLESH PËR TË NXITUR LUNDRIMIN NDËRKUFITAR

Komisioni Europian përmes Fondeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar po zbaton projektin ALMONIT- MTC (Shqipëri, Mal i Zi, Itali)- Konektiviteti multimodal i transportit.

Projekti zbatohet në Shqipëri nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, bashkë me Bashkia Shkodër dhe Komuna e Tivarit në Malin e Zi. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të rrisë lidhshmërinë ndërkufitare, të nxisë shërbimet e qëndrueshme të transportit dhe të përmirësojë infrasturkturat publike.

Më konkretisht, bëhet fjalë për infrastruktura të transportit ujor në Liqenin e Shkodrës, që do të investohen në Shqipëri e Mal të Zi për të nxitur edhe lundrimin ndërkufitar mes këtyre shteteve përmes një rrjeti molesh.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …