Wednesday , 29 September 2021

KRIMI NË VEND, PD AKUZA RAMËS

Partia Demokratike ka reaguar përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, lidhur me gjendjen e kriminalitetit në vend. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Bardhi u shpreh se kriminelët nuk kapen, sepse Edi Rama ka dështuar si kryeministër.

Një politikë e tillë ka lënë krimin të lirë të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë, duke bërë viktima të luftës së tyre edhe fëmijët.

Politika “hëngshin kokat e veta” e ka burimin tek pakti i Edi Ramës me krimin, i cili është burimi i pasigurisë së qytëtarëve, – u shpreh Bardhi ndërsa garantoi se rendi dhe siguria do të jenë prioriteti kryesor për qeverinë e re të PD pas 25 prillit.

Lexoni dhe kete

GJIKNURI: TË GATSHËM PËR ÇDO BISEDIM ME PD-n

Sekretari i ri i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës …