Një konferencë studimore kushtuar Imzot Frano Illija u organizua pasditën e së mërkurës në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” në kishën katolike Shkodër.
“Kryeipeshkvi që ngjalli besimin” ishte tema e kësaj konference, ku në fjalën e tij, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra tha se Imzot Frano la pas vetes shembullin e punëtorit dhe meshtarit që bashkëpunoi për të mirën e përbashkët dhe në emër të bashkimit kombëtar…
Në këtë konferencë merrnin pjesë meshtarë dhe besimtarë nga Shkodra, por edhe më gjërë.