Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga Rrësheni, se vendi nuk do të bëjë përpara, nëse do të vazhdojë të qeveriset nga aleanca me krimin. Basha, ftoi qytetarët që, me pjesëmarrjen e tyre në 27 Janar, të tregojnë refuzimin dhe vendosmërinë për largimin e Edi Ramës.Sipas tijë protesta e opozitës është në përputhje me axhenden përëndimore me Uashingtonin dhe Brukselin.
Këto deklarat kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Mirditë, ku në fokus të diskutimeve ishet protesta e së shtunes.Basha theksoi se varfëria, papunësia, taksat e larta, gjobat ndaj bizneseve dhe mosdhënia llogari e kanë burimin tek blerja e zgjedhjeve me paratë e krimit dhe korrupsionit.