Drafti i propozuar për harten e re gjyqësore është në shkelje të rëndë të së drejtës për akses në gjykatë të qytetarëve të Shqipërisë. Kështu shprehet kreu i dhomës së avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri, i cili është kundër hartës së re gjyqësore.
Sipas Kosterit, shkurtimi i 19-të gjykatave në rang vendi është e kuptueshme se largon qytetarin nga gjykata.
Kosteri thekson se qëllimi i këtij drafti dhe që i fshihen publikut, është dështimi katastrofik i reformës në drejtësi.
Në fund, Kosteri i bën thirrje dhomave të tjera, që t’i bashkohen qëndrimit të Dhomës së Korçës dhe Shkodrës, për të kundërshtuar fuqimisht këtë draft.