Thursday , 23 February 2023

KURBIN, 2 FSHATRA “PENG” I 800 METRAVE RRUGE

Kjo është gjendja e rrugës që lidh fshatrat Shullaz dhe Prozhen me autostraden Milot-Mamurras.

Ky segment rrugor me gjatësi 800 metra i cili u shërben 400 banoreve të kësaj zone ka degraduar plotësisht.

Në kohë me shi gropat mbushen me ujë dhe kalimi i automjeteve e këmbësoreve është mjaft i vështire. Banoret thonë se kjo situatë ju ka vështiresuar jetesen, ndërsa premtimet për ndërhyrje në çdo fushatë elektorale kanë rezultuar gënjeshtra.

Në situatë të ngjashme janë shumë segmente rrugore në fshatrat e Bashkisë së Kurbinit, duke ndikuar në jeten e qindra banoreve në këto zona.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …