Thursday , 23 February 2023

KURBIN, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “MUZGU”

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Gj.(I)., 28 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, Kurbin.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Fushë Kuqe, kanë bërë lokalizimin dhe ndalimin e mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Gj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …