Ky është mjeti lundrues i cili dyshohet që bëri “shfaqje” në ujërat tona territoriale dhe ngriti në alarm policinë e Shqipërisë, Italisë e Greqisë gjatë ditës së martë.
Pas gati 4 orëve ndjekje intensive nga deti e ajri dhe disa orëve të tjera kërkime u gjet e djegur bregdetin e Godullës, në Adriatik të Kurbinit.
Mjeti me gjatesi 7 metra u zbulua rreth orës 05 30 të mëngjesit, ndërsa flakët që dyshohet se iu vunë për zhdukur cdo gjurmë të mundshme vijuan deri në mesditë.
Efektivët e Policisë kur e kontrolluan thanë se nuk gjetën asgjë të dyshimtë në mjetin lundrues të pajisur me motorë të fuqishëm që e bënë të pakashme në det as nga mjetet e Guardia Di Finanza Italiane.
Skafistët që dyshohet se ishin të paktën dy persona, prej kësaj pike kanë humbur gjurmët dhe krehja e zonës nuk dha asnjë rezultat, ndërsa dyshimet janë për një tentativë ndërkombëtare të trafikut të Drogës.
Mjeti lundrues besohet se erdhi nga Greqia dhe tentoi të kalojë përmes ujërave shqiptare drejt Malit të Zi. Ishte FRONTEX që dha alarmin tek Guardia Di Finanza dhe Policia kufitare shqiptare që iu vunë në ndjekje skafit që u gjet vetëm kur e braktisën në bregdetin e Godullës në Kurbin që është një zonë shumë pak e frekuentuar për shkak të mungeses së rruges.