Dy tematika te rendesishme jane diskutuar ne parlamentin e Malit te Zi .Deputeti i Forces se re demokratike Genci Nimanbegu gjate diskutimit ne Kuvend lidhur me Propozimin e ligjit mbi zgjedhjen, perdorimin dhe shfaqjen publike te simboleve kombetare theksoi se simboli I te gjithe shqiptareve eshte shqiponja dykrenare e cila per popullin tone ka nje rendesi te vecate.
Ajo cfare theksohet ne kete draftligj eshte perdorimi I lire I simboleve kombetare per individe dhe qe Keshillat kombetare duhet te vendosin per here te pare se cilat jane festat e pakicave kombetare. Ajo cfare duhet te permiresohet eshte se perdorimi I simboleve nacionale ne komunat ku dominon popullata e popujve pakice duhet te jete I obligueshem edhe ne institucionet publike sic jane shkollat si dhe te eliminohet dhe te tregojme kapacitetin demokratik me heqjen e denimit per perdorimin e flamurit te shtetit tjeter.Këshilli ligjvënës i Kuvendit të Malit të Zi duhej të shqyrtonte 36 amendamente të deputetëve për ligjin e propozuar. Amendamentet i kanë dorëzuar përfaqësuesit e Frontit demokratik, Partisë boshnjake, Malit të Zi Pozitiv, Partisë socialdemokrate dhe partive shqiptare.
Nga ana tjeter Humbjet teknike nuk do të jenë pjese e faturave të energjise së shpenzuar, u vendos në parlamentin e Malit të Zi me rastin e deklarimi mbi normat e reja të ligjit mbi energjetikën. Pjese përbërëse e zgjidhjeve të reja ka qenë edhe amandamenti i deputetit të pavarur Dritan Abazoviq nga Ulqini ndërsa për të filluar inplementimi i ligjit duhet ta nënshkruaj kryetari i shtetit Filip Vujanoviq edhe të botohet në gazetën zyrtare.