Lezha është bërë gati për sezonin turistik të këtij viti, i cili do të hapet zyrtarisht pasditen e 26 majit.
Eventi do të organizohet në sheshin “Willson” në Shëngjin, ndërsa do të jenë të pranishem një sërë autoritetesh nga Shqiperia dhe rajoni. Konfimimi ka ardhur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, sipas të cilit në këtë aktivitet do të prezantohet gjithçka ofron Lezha.
Lezha ofron një ndërthurje të turizmit kulturor e historik me atë të aventurës dhe të detit, që përllogaritet se tërheq rreth 1 milion vizitorë në vit.