LEZHE, BANORET MARRIN ARMET PER TU MBROJTUR NGA HAJDUTET

Ky burrë në Shënkoll të Lezhës është detyruar të pajiset me armë me leje për tu mbrojtur nga hajdutet të cilet kohet e fundit janë kthyer në shqetësim të madh në të gjithë zonen.

Nikoll Pashuku thotë se është i pa mbrojtur nga policia, ndaj është detyruar të veprojë në këtë mënyre. Në fshatrat e Njesisisë Administrative të Shënkollit, gjatë dy muajve të fundit po ndodhin vjedhje thuajse çdo natë.

Hajdutet po marrin çfarë të gjejnë, duke nisur nga bagëtite, makinat e sende të tjera me vlerë.

Kjo situatë e krijuar ka shtuar friken tek banoret të cilët po detyrohen të rrinë zgjuar gjatë natës, ndërsa kanë dyshime se hajdutet mund të kenë lidhje me policinë.

Rastet e vjedhjeve janë denoncuar dhe banoret i kërkojnë ndihmë policisë, që të të jetë me prezence në zonë sidomos gjatë natës.

Referuar të dhënave vetem gjatë 2 mujave të fundit në fshatrat e Shënkollit kanë ndodhur rreth 50 vjedhje. Pak ditë më parë policia arrestoi baba e bir, ndërsa një përson tjeter u shpall në kërkim. Ata dyshohet të jenë autor të disa vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të Lezhës, përfshire dhe Shënkollin.

Lexoni dhe kete

LUMI DRIN “MBULOHET” NGA PESHQ TE NGORDHUR

Kjo ishte pamja e Lumit Drin në Lezhë këtë të merkure. Peshq te ngordhur kanë …