Me dhjetra biznese janë mbyllur gjatë këtij viti në qytetin e Lezhës. Në qender të qytetit dhe në zona të ndryshme vihen re lehtësisht qepena dyqanesh të mbyllura pasi kanë falimentuar. Shkak për këtë situatë është bërë kriza financiare që ka pllakosur vendin dhe masat shtërnguese të qeverisë ndaj biznesit, duke duke bërë që shumë prej këtyre të fundit të mos mund të mbijetojnë. Drejtori i Tatim Taksave në Bashkinë e Lezhës Arben Ndoj thotë se gjatë këtij viti brenda territorit të Bashkisë Lezhë kanë mbyllur aktivitetin 53 biznese, ndërsa 18 të tjera e kanë bërë pezullim të përkohshem të aktivitetit të tyre.
Kreu i tatimëve thotë se mbyllja e bizneseve gjatë këtij viti është shumë here më i madh se 1 vit më parë e kjo ka ndodhur si rrjedhej e polikave shtërnfguese fiskale të qeverisë ndaj biznesit.
Falimentimi i shumë bizneseve në Lezhë ka rritur numrin e të papunëve, duke dhënë një ndikim të drejtpedrejte për ekonominë e shumë familjeve që i siguronin të ardhurat nga biznesi.