Thursday , 23 February 2023

Lezhe, largohen nga skema e ndihmes ekonomike 1500 familje

Vetem gjate ketij viti numri i familjeve ne qarkun e lezhes qe jane larguar nga skema e ndihmes ekonomike arrin ne mbi 1500. Mungesa e dokumentacionit relatohet si arsyeja kryesore e largimit te tyre nga kjo skeme. Per drejtoreshen e sherbimit sicial shteteror ne lezhe ardjana jaku inspektimet e kryera ne 21 njesite e qeverisjes vendore evidentuan shkeljet per te cilat edhe u moren masa te menjehershme.

Nese familja qe e perfiton ndihmen ekonomike nuk paraqitet cdo muaj per te firmosur listprezencen, ajo automatikisht do te largohet nga skema, ndaj drejtoria e sherbimit social shteteror ne lezhe ardiana jaku ka kerkuar ne kete menyre edhe mirekuptimin e qytetareve. Nje mase e tille vjen ne nje kohe kur ka dyshime se nuk jane te pakta familjet qe ndonese nuk jane rezidente ne njesine vendore ku jane perfshire ne skemen e ndihmes ekonomike, perfitimet ndaj saje kane qene te vazhdueshme megjithese konsiderohet abuzive.

Familjet e perfshira ne skemen e ndihmes ekonomike ne qarkun e lezhes e konsiderojne si te papranueshme nevojen per te firmosur cdo muaj list prezencen, e kjo me argumentin se jo ne pak raste pamundesia e tyre per te qene prezent eshte e madhe megjithese rrezikojne te largohen nga kjo skeme. Ato kane kerkuar qe te gjenden forma te tjera per verifikimin e tyre dhe te mos penalizohen ne kete menyre.Aktualisht n t gjith qarkun e Lezhs trajtohen me ndihme ekonomike 5921 familje, por nderkohe behet e ditur se do t ket srish largime nga skema pasi jan konstatuar abuzime te tjera per te cilat do te merren edhe masa konkrete.

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …