Zjarri i rënë prej pasdites të së hënës në kuroren e gjelbert me pisha në dalje të qytetit të Lezhës ka deportuar në masivin pyjor të fshatit Balldre në Lezhë. Prej pasditës të së martes flaket janë përhapur në disa drejtime në malin e këtij fshati, duke rrezikuar shpesh herë dhe zonen e banuar.
Në terren ndodhen 3 mjete zjarrfikese me 15 efektiv, 60 forca ushtria dhe struktura të tjera vendore të cilët po punojnë pa ndërprerje për shuarjen e zjarrit.
Në anen veriore flaket janë vënë nën kontroll të plotë, ndërsa aktualisht është shmangur rreziku për zonen e banuar. Nga zjarri në disa raste ka patur dhe shpërthime municionesh që mund të kenë mbetur prej kohës së luftes në mal, por fatmiresisht pa shkaktuar përsona të lënduar.
Sipas të dhënave zyrtare deri tani janë shkrumbuar 15 hektarë pyll me pisha dhe bimesi të ndryshme.